Nëntë persona të arrestuar nga përballja Liverpool - Man City, shkak thirrjet tallëse për tragjedinë Hillsborough - NACIONALE

Nëntë persona të arrestuar nga përballja Liverpool - Man City, shkak thirrjet tallëse për tragjedinë Hillsborough

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nëntë persona janë arrestuar pasi u raportua se kishte thirrje tallëse për tragjendinë Hillsborough gjatë përballjes Liverpool - Manchester City, në Premierligë, të dielën.

Policia e Merseyside ka konfirmuar se nëntë burra janë arrestuar në Anfield. Të arrestuarit ishin një burrë 38-vjeçar nga Audenshaw; një burrë 32-vjeçar nga Macclesfield; një 52-vjeçar nga Dentoni; një burrë 57-vjeçar nga Failsworth; një burrë 58-vjeçar nga Rochdale; një burrë 47-vjeçar nga Rochdale; një 53-vjeçar nga Manchesteri; një 19-vjeçar nga Medlar-with-Wesham, Lancashire; dhe një 28-vjeçar nga Prestwich, i cili gjithashtu u arrestua me dyshimin për sulm të përbashkët.

Gjashtë nga nëntë të arrestuarit janë liruar me kusht, dy janë liruar për pjesëmarrje vullnetare dhe një është ndaluar.

Kian Holt, 19 vjeç, nga Medlar-with-Wesham është akuzuar për një shkelje të rendit publik sipas S3 Football Offense Act 1991 (këndim tallës tragjedie).

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Sefton më 8 janar.

Qershorin e kaluar, ekipet e Premierligës u mblodhën për të rënë dakord për masat e reja për të trajtuar rritjen e brohoritjeve të lidhura me tragjeditë në ndeshje, me ndjekjen penale të shkelësve si një qëllim kryesor.

Lajme të ngjashme