Në tentimin e 73-të Moyes fiton për herë të parë ndaj një skuadre të 'katërshes së madhe' - NACIONALE

Në tentimin e 73-të Moyes fiton për herë të parë ndaj një skuadre të 'katërshes së madhe'

2 vjet më parë

nga NACIONALE

David Moyes duket se numrin 73 e ka të fatit, pasi që në ndeshjen me këtë numër fitoi më në fund ndaj një skuadër që hynë në katërshen e madhe të Premierligës, pasi West Ham mposhti 2:0 Arsenalin.

Topçinjtë mbetën të shtangur në shtëpinë e tyre mbrëmjen e së enjtes, teksa pësuan një humbje befasuese 2:0 në shtëpi ndaj 'Çekanëve'. Goli i parë i takimit i shënuar nga Tomas Soucek i vendosi mysafirët në avantazh në minutën e 13-të dhe ish-topçiu Konstantinos Mavropanos shënoi gol pas një ndërprerje për të siguruar që Moyes më në fund të thyente fatin e keq të tij kundër një skuadre të katërshes së madhe në një ndeshje jashtë shtëpisë.

Në 72 përpjekjet e mëparshme, kundër Arsenalit, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United, Moyes nuk kishte dalë një herë triumfues dhe tre pikët nuk mund të kishin ardhur në një moment më të mirë pasi i pa ata të kapërcenin Djajtë e Kuq në renditje në vendin e gjashtë.

Moyes-West-Ham-2023-24

Arsenali kishte bërë 77 prekje të paprecedentë në zonën e penalltisë së kundërshtarit pa shënuar, gjë që nxjerr në pah qëndrueshmërinë mbrojtëse të West Ham. Mavropanos dhe Angelo Ogbonna vështirë se gabuan në një vend të frikshëm dhe ata u mbështetën me aftësi nga shokët e tyre të skuadrës pasi Topçinjtë nuk arritën të gjenin një rrugë t'i shënonin West Hamit.

Duke folur për Amazon Prime Sport pas ndeshjes, Moyes tha: "Futbolli luhet në shumë mënyra dhe sonte, ne bëmë atë që nuk flitet aq shumë. Ne patëm një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje, të mirëorganizuar dhe të disiplinuar. Ne duhet të luajmë 50 ose 60 ndeshje në një sezon dhe ndonjëherë duhet të shikoni se si do të luani dhe ne bëmë një punë të mirë me Arsenalin sonte. Ata kishin shumë topin në posedim, shumë për dëshirën time, por në fund të fundit ne bëmë një punë të shkëlqyer duke i ndaluar ata të shënojnë”.

David Moyes - Arsenal vs West Ham Premier League 28122023

Moyes fitoi fitoren e tij të parë jashtë shtëpisë kundër Arsenalit në përpjekjen e 23-të në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme