Në mes të protestave gjinore, Imane Khelif e siguron medaljen olimpike - NACIONALE

Në mes të protestave gjinore, Imane Khelif e siguron medaljen olimpike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bokeserja algjeriane, Imane Khelif, e ka siguruar të paktën njërën nga medaljet në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj hungarezes, Anna Luca Hamorin, në kategorinë deri në 66 kilogram.

Khelif është njëra nga dy boksieret që garojnë në Paris që më herët ishin ndaluar nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) pasi u raportua se kishte dështuar në testet e përshtatshmërisë gjinore, një situatë që ka ngjallur polemika të mëdha.

Khelif mposhti Anna Luca Hamorin nga Hungaria me rezultat 5:0 në çerekfinalen e meçit në kategorinë deri në 66 kilogramë, pasi gjyqtarët vendosën unanimisht që algjerianja e dominoi përballjen në tre rundet e zhvilluara.

Khelif do të fitojë të paktën njërën nga medaljet olimpike pasi mposhti Hamorin për fitoren e dytë të udhëtimit të saj të dytë të trazuar në Lojërat Olimpike.

Imane Khelif u komentua në të gjithë botën, pasi në vitin 2023 kishte marrë një ndalim nga Federata Ndërkombëtare e Boksit për dështim në testin gjinor, por ajo u lejua në Lojërat Olimpike dhe në ndeshjen hapëse të saj triumfoi pas 46 sekondash, pasi kundërshtarja Angela Carini u dorëzua në mes lotësh nga goditjet e forta të pësuara, çka ndezi polemika të mëdha.

Kundërshtarja e sotme, Hamori, para ndeshjes kishte thënë se mendon që nuk është në rregull që Khelifi po garon, por pas përfundimit të meçit dhe rezultatit zyrtarë, të dy garueset u përshëndeten ngrohtësisht.

Lajme të ngjashme