“Ne kemi zgjedhur një sulmues” – Ten Hag komenton vendimin e Harry Kane për t’u transferuar te Bayern Munich
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka komentuar mbi situatën e Harry Kane, i cili është pranë përfundimit të një transferimi te Bayern Munich, por që më parë ishte kërkuar nga djajtë e kuq. Trajneri holandez ka thënë se tashmë ata kanë zgjedhur një sulmues.
Ten Hag po fliste në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së Unitedit me Wolves në fundjavën e hapjes së sezonit të Premierligës dhe trajneri holandez u pyet për lëvizjen shumë të mundshme të Kane në Bundesligë.

“Ne kemi zgjedhur një sulmues dhe jemi vërtet të lumtur”, tha Ten Hag. “[Kane] është një sulmues i madh, kjo është e qartë, dhe ai është një ‘krijues golash’. Përveç kësaj ai ka të gjitha kushtet, aftësitë, që ju doni të shihni. Është një mungesë për Premierligën absolutisht, ne duam të luajmë ndaj më të mirëve."
Sulmuesi i ri i Djajve të Kuq, Rasmus Hojlund, nuk do të bëjë debutimin e tij për klubin këtë fundjavë, me danezin që mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi. Unitedi bleu Hojlund për 83 milionë euro nga Atalanta.

Ten Hag do të shpresojë që Hojlund të fitojë formën më shpejt që të jetë e mundur, me 20-vjeçarin pa dyshim që kërkon sa më shpejt të jetë në 11-shen startuese të djajve të kuq, për të bindur se çmimi i lartë për të i dhënë nuk është një mbivlerësim.

