Në grupin e Kosovës, Qipro shënon fitore ndaj Lituanisë
Ndeshja e parë në grupin C2 të Ligës së Kombeve mes Lituanisë dhe Qipros, ka përfunduar me fitore minimale të mysafirëve.
Në këtë grup bënë pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, që në më pak se një orë përballet me Rumaninë, në Prishtinë.
Përballja në Dariaus Ir Gireno mes Lituanisë dhe Qipros ishte e barabartë, por mysafirët shënuan një herë në pjesë të parë dhe e menaxhuan rezultatin deri në fund.
Ionnis Pittas, sulmuesi i AIK, shënoi në minutën e 34-të, për ta çuar në epërsi Qipron 1:0.
🔔⚽️ GOAL | Ioannis Pittas | 🇱🇹 Lithuania 0-1 Cyprus 🇨🇾pic.twitter.com/CCVziMRTGr
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 6, 2024
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati ndryshim në rezultat dhe Qipro iu gëzua fitores dhe tre pikëve.
Përballja mes Kosovës dhe Rumanisë në kuadër të këtij grupi nis në orën 20:45, me Dardanët që po konsiderohen si favoriti për të triumfuar.