Ndryshime te Barcelona: Vjen Joao Cancelo, largohet Sergino Dest - NACIONALE

Ndryshime te Barcelona: Vjen Joao Cancelo, largohet Sergino Dest

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke e finalizuar huazimin e mbrojtësit Joao Cancelo nga Manchester City, me Sergino Dest që pritet t’i bashkohet PSV-së.

ESPN” raporton se portugezi është pranë kalimit te katalunasit në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit për 60 milionë euro.

Man City preferonte huazimin e Cancelos me obligim blerje, mirëpo Barcelona është duke tentuar ta bëjë këtë opsion vetëm si ‘mundësi’ pasi nuk duan të investojnë kaq shumë pa e ditur si do të paraqitet lojtari.

Trajneri Xavi Hernandez që sa javë e ka bërë prioritet ardhjen e Cancelos në mënyrë që të përdorë Jules Kounde dhe Ronald Araujon si qendërmbrojtës.

Cancelo ishte i preferuarit i Xavit edhe janarin e sezonit të kaluar, por në fund Man City vendosi ta huazojë te Bayern Munich, që nuk e blenë në fundin e sezonit.

Ndërkohë, Dest që ishte huazim edicionin e kaluar te AC Milan pritet që edicionin tjetër të luajë në fanellën e PSV-së.

Raporti shton se marrëveshja është 90 për qind e kryer, me amerikanin që rikthehet në Holandë në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit.

Të dy marrëveshjet mund të kompletohen brenda javës tjetër, pasi kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

Lajme të ngjashme