Ndodh edhe kjo: Gjyqtari Shala në kërkim faljen për gabimin e bërë e mbron Agim Ademin
Gjyqtari më i diskutuar në javën e fundit Gramoz Shala disi e ka mbrojtur presidentin e FFK-së Agim Ademi pas një gabimi amator që bëri në derbin Llapi – Gjilani.
Shala i dha një penallti skuadrës së Batatinës, që me atë gol ata arkëtuan pikët e plota ndaj Gjilanit, që po kalon një krizë këtë sezon.
Sidoqoftë, në kërkim faljen e tij – Shala është fokusuar më shumë që ta mbrojë kreun e FFK-së.
Postimi i plotë (I përmirësuar në drejtshkrim):
“Deklaratë për opinonin futbolldashës shqiptar: Unë Gramos Shala sonte duke parë emisionet sportive të opinonistëve e ish kolegëve se si i analizuan duke cekur kriterët ne studio, u atakova shumë për gabimin tim jo diskutabil, thuajse ishte bardh e zi, thuajse fare s’kishte prekje me dorë, nuk dua të justifikohem për gabimin por them me bindje të plotë kujtë po i pengon Gramos Shala, nuk është hera e parë që në studio akuzohem e etiketohem për vendimet e marra që janë të qëllimshme dhe të pa ditura duke akuzuar se unë jam ai që po e humbi investimin milionësh të FFK-së nga presidenti për VAR-in.
“Kështu si sonte jam akuzuar nga disa trajnerë, drejtora sportiv e gazetarja sportive Qeqa edhe para 2 viteve për ndeshjen Prishtina - Drenica si skandal që unë nuk e respektoj VAR-in. E dinë secili refer që ka qenë në seminar të vërtetën. Nuk pranoj që karrierën time të dëshmuar prej gjyqtari (referi) që është një profesion jo i lehtë për ta ushtruar dhe vepruar që e kam ndërtuar me punë e sakrifikicë dhe dashuri që 22 vite e nga 2005 ne rangun elitar të futbollit të Kosovës duke gjykuar me shumë se 400 ndeshje dhe shumë ndeshje të rëndësishme me peshë si finalet, barazhet e shumë ndeshje tjera që kanë përcaktuar edhe tituj të akuzohem për një gabim qe mund t’i kishte ndodhur çdo gjyqtari, e siç ju kanë ndodhur me parë dhe s’është bërë kaq e madhe si me rastin tim. Gabimet e referëve ndodhin gjithkund në botë edhe në ligat më të forta dhe sisteme më të avancuara të teknologjisë ku edhe sot në ndeshjet e Premierligës, Seria A, La Liga ndodhin gabimet. Unë kam analizuar dhe kam marrë vendim për herë të parë në karrierën time qe të kërkoj falje publike një ekipi S.C . GJILANI dhe tifozëve e dashamirëve të tyre, për një gabim timin, të vetmin rast konkret të ndeshjes, mos anulimin e penalltisë edhe pas rishikimit në VAR dhe në të kundërtën do të kishim ekipin e KF LLAPI që do të ankohet për mos dhënien e penalltisë për prekje me dorë. Kështu që dua theksoj të papranushme nga S.C GJILANI për rezultatet jo te mira, që i kanë objektiva e tyre t’i fakturoj tek ky rasti i vetëm i takimit sepse loja ishte luftuar kishte penallti edhe për S.C.GJILANI dhe nuk kishte njëanshmëri ku edhe komisioni dhe trajneri Mezani mundën të rishikojnë e analizojnë ndeshjen 100-minutëshe.
“Në fund po ashtu dua të theksoj në ketë deklaratë se gabimet e disa referëve mbështetën edhe pse gabojnë nga opinoniste dhe komisionet përkatës te referëve, nuk pajtohem në raste te gabimi i një referi dhe ato të adresohen duke atakuar presidenti Agim Ademi sepse nuk është fer (drejtë) dhe korrekt siç po e shohim në disa studio sportive të disa analistëve për gjithë këtë kam vendosur të prononcohem me shkrim ne Fb. Me respekt Gramos Shala”.