Ndikimi dhe shifrat marramendëse të oligarkëve arabë në botën e futbollit - NACIONALE

Ndikimi dhe shifrat marramendëse të oligarkëve arabë në botën e futbollit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vitin 2010 është vendosur që Katarit t'i caktohet e drejta e organizimit të Botërorit 2022. Që prej asaj periudhe kohore, investitorët arabë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në futbollin evropian. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, nëse kemi parasysh blerjet e aksioneve të klubeve, sponsorizimet dhe investimet në impiantet sportive, deri më tani përfshirja në mekanizmat e futbollit evropian u ka kushtuar sheikëve 6 miliardë euro.

Shumë më e mëdha e parave janë derdhur nga klubet që kanë qenë liderë të këtij procesi, siç janë PSG (me pronarë nga Katari) dhe Manchester City (me pronarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe). Kemi të bëjmë me 2.5 miliardë euro të investuara veç e veç.
Në këtë rrugë mund të marshojë edhe Newcastle, e cila tani është me pronësi nga Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite. Në këtë ekuacion mund të përfshihet shumë shpejt edhe gjiganti evropian, Milan, i cili është në negociata të avancuara me fondin Investcorp për t'ia shitur aksionet e klubit për 1,1 miliard euro.

Gjatë vitit 2011 Qatar Sport Investments blinte aksionet e PSG, duke shpenzuar në këtë hark kohor tre miliardë. Një shtyes të madh në këtë drejtim e kanë dhënë edhe ndërmarrjet publike nga Katari, si Qatar Airways dhe Autoriteti i Turizmit, të cilat kanë ndihmuar që t'i shtohen të ardhurat për gjysmë miliardi.

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit të PSG, ka pasur ndikim të madh edhe sa i përket të drejtave televizive dhe shtrirjes së tyre. Me beIN Media Group që është gjithnjë e më faktor, ai ia del ta financojë UEFA-n duke ia blerë edhe të drejtat televizive për kompeticionet që janë nën umbrellën e saj [Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Conference League]. Veçmas, pas divergjencave të mëdha që rrodhën në prillin e vitit të kaluar brenda shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, gjegjësisht në UEFA, me projektin e Superligës që krijoi shumë amolli, tension dhe zhurmë, ka ndodhur një përafrim akoma e më i madh mes Nasser Al-Khelaifi dhe presidentit të UEFA-s, Ceferin. Madje, të parit iu besua edhe pozita e kryesuesit të Asosacionit të Klubeve Evopiane [ECA].

Sheiku tjetër i Manchester City, Mansour bin Zayer Al Nahyan, në vitin 2008 siguronte aksionet e klubit në fjalë, përmes Abu Dhabi United Group. Qysh në vitet e para investimet shkuan në mbi 1 miliard euro, falë sponsorizimeve me kompani të afërta, siç ishte rasti i asaj ajrore të Etihad në vlerë prej 400 milionë euro.

Mirëpo, dinamika është rritur qëkur ka filluar të dalë në pah projekti i City Football Group në vitin 2013, pasi kanë hyrë në bashkëpunim edhe disa kompani të tjera të huaja me aksione më të vogla, si ato kineze China Media Capital dhe Citic Capital, si dhe fondi Usa Silver Lake, duke shkuar në shifra të 5 miliardë eurove.

Dhe, kjo nuk është e tëra, pasi investimet nga oligarkët arabë nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, meqë janë shumë klube evropiane që janë në shënjestrën e tyre për ta shtrirë akoma e më shumë ndikimin në botën e futbollit.

Lajme të ngjashme