Ndeshje interesante në çerekfinale të Ligës së Kombeve, Spanja kundër Holandës, Italia përballet me Gjermaninë
Shorti për çerekfinalet e Ligës së Kombeve u tërhoq sot në Zurich të Zvicrës, me kampionin në fuqi, Spanjën, që do të përballet me Holandën, ndërsa Italia luan ndaj Gjermanisë.
Të gjitha përballjet do të luhen në dy ndeshje, me skuadrat e vendeve të para nga grupet e Ligës A që do të luajnë si vendas në ndeshjet e kthimit.
Kroacia, e cila humbi në finalen e edicionit të fundit, do të luajë kundër Francës në një ripërsëritje të finales së Kupës së Botës 2018, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e tij Portugalia përballen me Danimarkën.
The path to Nations League glory in 2025 🏆#NationsLeague pic.twitter.com/6hU4MaNt6g
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 22, 2024
Shorti u hodh edhe për play-offin e promovimit dhe rënies ndërmjet ligave, të cilat do të zhvillohen në mars 2025 krahas çerekfinaleve, me përjashtim të ndeshjeve të Ligës C/D.
Turqia do të luajë me Hungarinë për të parë se kush do të luajë në nivelin më të lartë për ciklin e ardhshëm, me Ukrainën kundër Belgjikës, Austrinë kundër Serbisë dhe Greqisë kundër Skocisë.
Çiftet e play-offit të Ligës B/C e panë Kosovën në short kundër Islandës, Bullgarinë kundër Republikës së Irlandës, Armeninë kundër Gjeorgjisë dhe Sllovakinë kundër Sllovenisë.
Për ndeshjet e Ligës C/D, Gjibraltari i nivelit të fundit do të përballet me Letoninë dhe Malta do të konkurrojë me Luksemburgun në mars 2026.
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kombeve:
Holanda kundër Spanjës;
Kroacia kundër Francës;
Danimarka kundër Portugalisë;
Italia kundër Gjermanisë.