Ndeshja kryesore e javës së 30-të, Ballkani përballet me Dritën, formacionet zyrtare - NACIONALE

Ndeshja kryesore e javës së 30-të, Ballkani përballet me Dritën, formacionet zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në kuadër të Superligës së Kosovës zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 30-të, por natyrisht kryesorja është mes Ballkanit dhe Dritës, skuadra këto që luftojnë për titullin kampion.

Ballkani si kampion në fuqi është në krye të rënditjes, me Dritën që është vetëm dy pikë prapa, kur kanë mbetur edhe shumë pak xhiro deri në përfundim.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Ilir Daja ka vendosur këtë formacion në fushë: Koliçi; Thaqi, Jashanica, Halili, Trashi; Dellova, Kuc, Korenica; Kryeziu, Gripshi dhe Walid Hamidi.

Në anën tjetër Zekirja Ramadani është kundërpërgjigjur me këtë rënditje: Maloku; Krasniqi, Mesa, Bejtullahi, Thaqi; Dabiqaj, Prapashtica; Blend Baftiua, Raddy Ovouka, Ajzeraj; Blerim Krasniqi.

Lajme të ngjashme