Ndeshja e titullit: Tottenham mes dy zjarresh, Liga e Kampionëve dhe Arsenali kampion! - NACIONALE

Ndeshja e titullit: Tottenham mes dy zjarresh, Liga e Kampionëve dhe Arsenali kampion!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tottenham Hotspur mund ta ketë fjalën e fundit në garën e ashpër për titull mes Arsenalit e Manchester Cityt.

Kjo pasi sot, skuadra nga Londra Veriore e pret Manchester Cityn. Dhe çdo rezultat tjetër, përveç fitores e lë Tottenhamin matematikisht jashtë garës për Top 4.

Në anën tjetër, një fitore e Tottenham ia ‘dorëzon’ titullin Arsenalit, rivalit më të madh të Spurs.

Tottenham është mes dy zjarresh: të synojë fitoren ndaj Cityt dhe të jetë në garë për Ligën e Kampionëve dhe në këtë formë t’ia mundësojë Arsenalit titullin, ose të pësojë humbje duke shuar gjasat për Top 4.

Lajme të ngjashme