Ndërron jetë legjenda gjermane Franz Beckenbauer
Ka vdekur ish futbollisti gjerman Franz Beckenbauer në moshën 78-vjeçare.
Familja e ish mesfushorit zyrtarisht ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë të qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet.”
Beckenbauer i njohur përndryshe si “Perandori” vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
Ai e nisi karrierën si mesfushor, derisa më vonë luajti si mbrojtës. Ai ishte ndër lojtarët me të suksesshëm, duke qenë një nga nëntë të vetmit që ka fituar Kupën e Botës, Kampionatin Evropian dhe Topin e Artë.
Beckenbauer zhvilloi 103 paraqitje për Gjermaninë duke marrë tre herë pjesë në Kupën e Botës dhe dy herë në Kampionatin Evropian. Ai ishte një ndër tre personat e vetëm që ka fituar Kupën e Botës si lojtar, e pastaj edhe si trajner.
Sa i përket nivelit të klubeve, Beckebauer e fitoi Superkupën Evropiane në vitin 1967 dhe tre herë radhazi Kupën Evropiane në vitet 1974-1976.
Ndër të tjera, Beckenbauer për një kohë ishte edhe president i klubit më të suksesshëm gjerman Bayern Munich.