Ndërmjetësuesi: Benjamin Pavard shumë pranë Interit - NACIONALE

Ndërmjetësuesi: Benjamin Pavard shumë pranë Interit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti që po punon si ndërmjetësues me Bayern Munichun e ka konfirmuar se mbrojtësi Benjamin Pavard është pranë kalimit te Inter.

Bisedimet mes dy skuadrave deri vonë kanë qenë jo të mira, me Bayern Munich që po refuzonte shitjen e Pavardit.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh që kontrata i skadon në verën e vitit 2024, Bayern është duke rikonsideruar shitjen me Pavard që ka kërkuar të shitet te “Neurazzurët”.

Sipas ndërmjetësuesit Giovanni Branchini, dy klubet janë duke synuar ta mbyllin marrëveshjen me Bayernin që ka mbetur ta gjejë vetëm pasuesin e francezit.

Pavard është shumë afër kalimit te Interi”.

Në këtë pikë e tëra që duhet bërë është që Bayern jo të gjejë një zëvendësues por dikë që do të garojë me Mazraoui në pozitën e krahut të djathtë. Në këtë çështje, operacioni do të kompletohet në fundin e javës”.

Mendoj se nuk ka më distancë ndërmjet klubeve, jemi duke pritur vetëm që zgjidhja të gjendet”, tha ai për “Radio Sportiva”.

Thuhet se marrëveshja do të kompletohet për 25 milionë euro plus bonuset, që do të shkojë deri në 30 milionë euro.

Edhe pse luan si qendërmbrojtës, Inter e sheh më shumë si qendërmbrojtës pasi Inzaghi vazhdon të luajë me sistemin me tre mbrojtës.

Përpos Interit, 27-vjeçari ishte i lidhur edhe me Manchester Unitedin por që qëndrimi i Harry Maguire bëri që “Djajtë e Kuq” të ndryshojnë planet.

Lajme të ngjashme