NBA: Warriors dhe Lakers pësojnë humbje, Celtics fitojnë me rezultatin më të thellë të mbrëmjes - NACIONALE

NBA: Warriors dhe Lakers pësojnë humbje, Celtics fitojnë me rezultatin më të thellë të mbrëmjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshjet e së dielës në NBA dhanë spektakël. Ndeshja më interesante e natës së mbrëmshme ishte mes Minnesota Timberwolves dhe Golden State Warriors.

Warrios pësuan humbje nga ujqërit me rezultat 99-96. Për Warriors nuk ndikuan tre pikët e Curryt që shkëlqeu me 20 pikë dhe 9 asistime së bashku me bashkëlojtarin e tij Jordan Poole me 27 pikë dhe 2 asiste. Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 29-29, në të dytin Warriors ishin më të mirë ndërsa të gjithë pjesën e dytë dominuan Wolves.

Në sekondat e fundit mund të shihnit vetëm trepikësh nga të dyja skuadrat, Warriors ishin në avantazh 95-96 pastaj një top i humbur nga Draymond Green i ndëshkoi me një trepikësh nga Karl Anthony Towns për të shkuar në epërsi prej tri pikëve dhe një pikë nga gjuajtja e lirë për të shënuar fitore 99-96. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Naz Reid me 23 pikë, 6 kërcime dhe tre trepikësh.

Ndeshja mes Dallas Mavericks dhe Charlotte Hornets përfundoi me rezultat 104-110 në të mirë të Hornets, që bën që Maveriks të ngelin jashtë zonës playin. Mavericks iu nevojitej fitorja pasi gjenden në vendin e 11-të dhe më humbjen e Los Angeles Lakers do të mundë të hynin në top 10-she. Hornets dominuan në të dyja pjesët dhe lojtari i ndeshjes u zgjodh Gordon Hayward me 22 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Los Angelos Lakers nuk duket që kanë fat kur LeBron James është i pranishëm në fushë, sepse ata sa pësuan disfatën e radhës ndaj Chicago Bulls me rezultat 118-108. Të dyja ekipet tani për tani janë në zonën playin. Bulls janë në vendin e 10-të në Konferencën Lindore dhe Lakers në vendin e 9-të në Konferencën Perëndimore. Ndeshja u dominua më shumë nga Bulls përveç në çerekun e fundit ku për Lakers ishte vonë që të këndellen. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Zach Lavine me 32 pikë, 4 asistime dhe dy kërcime.

Memphis Grizzlies, edhe pse përballë kishin ekipin Atlanta Hawks, nuk është se e kishin aq të lehtë. Ndeshja përfundoi me rezultat 123-119 për Grizzlies. Hawks luajtën lojë shumë të mirë dhe i ushtruan presion ekipit vendas, sidomos në pjesën e dytë, por më të shkathët u treguan Grizzlies që edhe arritën fitoren. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Ja Morant me 27 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime.

Oklahoma City Thunders shënuan fitoren e radhës ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 118-112. Thunders siguruan playins duke zënë vendin e 10-të në Konferencën Perëndimore. Me humbjen e Mavericks ata morën një shtyrje më të fortë dhe rezultuan pozitiv. Thunders dominuan çerekun e dytë me epërsi 18 pikë dhe çerekun e katërt me 5 pikë. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Shai Gilgeous Alexander me 31 pikë, 4 vjedhje topash, 3 asistime dhe 2 kërcime.

Orlando Magic më të vërtetë bënë magji në fitoren e tyre ndaj Brooklyn Nets me rezultat 119-106. Ekipi i 13-të në Konferencën Lindore mposhtën ekipin e 6-të në tabelë. Magic dominuan në çerekun e dytë dhe të tretë me 10 pikë diferencë. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Cole Anthony me 21 pikë, 3 asistime dhe 5 kërcime.

Houston Rockets humbën ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 91-108. Cavaliers dominuan gjatë gjithë lojës, pjesën e dytë e shfrytëzuan si mundësi që të luajnë me disa nga lojtarët më të rinj, lojtari i ndeshjes u zgjodh Jarret Allen me 24 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime.

Ndeshjen më humbjen më të thellë të mbrëmjes përsëri u kurorëzuan San Antonio Spurs. Spurs pësuan humbje ndaj Boston Celtics me rezultat 93-137. Spurs ishin më të mirë në çerekun e parë ndërsa çerekun e fundit ishin në disavantazh me 25 pikë. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Jaylen Brown me 41 pikë, 13 kërcime dhe 3 asiste. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme