NBA play-offs: LeBron James i çon Lakersat në finale të Perëndimit, Miami eliminon Knicksat
Los Angeles Lakers ka siguruar play-offin e finales së Perëndimit duke mposhtur Golden State Warriors, derisa Miami Heat eliminoi New York Knicks.
Padyshim vëmendja më e madhe ishte mes Lakers dhe Warriors, që përfundoi me rezultat 122-101 (31:26, 25:20, 35:31, 31:24).
Lakers me plot meritë siguroi kualifikimin në finale pasi fitoi çdo çerek të mundur, me basketbollistin LeBron James që ishte thjesht i pandalshëm.
Me një paraqitje perfekte duke shënuar 30 pikë, fituar nëntë topa të kthyer dhe dhuruar nëntë asistime, James e çoi direkt Lakersin në finale.
Edhe rivali i tij Curry zhvilloi një ndeshje perfekte me 32 pikë të shënuara dhe pesë asistime, por të pamjaftueshme për ta barazuar serinë gjysmëfinale.
Basketbollistët e tjerë të Lakers që u dalluan ishin Reaves me 23 pikë dhur Russell me 19 sosh.
Në finalen e Perëndimit Lakers do të ketë punë me Denver Nuggets.
Në anën tjetër, Miami Heat ka siguruar gjithashtu finalen duke mposhtur në gjysmëfinale me seri 4:2 New York Knicks, pas një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultat 96:92 (24:31, 27:19, 23:21, 22:21).
Përballja e gjashtë mes dy skuadrave ishte shumë e barabartë me çerekun e dytë që vendosi ta ketë rolin kyç që ndihmoi Miami Heat të sigurojë kualifikimin tutje.
Ylli i ndeshjes ishte Brunson me 41 pikë realizuara, 4 topa të kthyer dhe tre asistime./