NBA play-offs: Denver Nuggets e shkatërrojnë Phoenix Sunsin për ta fituar serinë gjysmëfinale - NACIONALE

NBA play-offs: Denver Nuggets e shkatërrojnë Phoenix Sunsin për ta fituar serinë gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Denver Nuggets e ka shkatërruar Phoenix Sunsin për ta fituar serinë gjysmëfinale në gjashtë ndeshje në Konferencën Perëndimore.

Nuggets, që nuk ka shkuar kurrë në finale të NBA, e mundi Sunsin 125-100.

Nikola Jokic ishte ylli i mbrëmjes me 32 pikë, 12 asiste dhe 10 reounds, derisa Jamal Murrary i shënoi 26 pikë për Denverin.

Nuggets do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër në Konferencën Perëndimore, Golden State Warriors apo Los Angeles Lakers.

Në këtë gjysmëfinale, Lakers prin 3:2 me ndeshje kudër Warriors dhe ndeshja e gjashtë mes tyre do të luhet në Los Angeles të shtunën herët në mëngjes me kohën tonë lokale.

Kjo është hera e parë që Nuggets arrijnë në finale të Konferencës Perëndimore që nga viti 2020, ku ishin mposhtur nga Lakers.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, Boston Celtics e çoi në ndeshjen vendimtare serinë pasi fitoi ndaj Philadelphia 76ers 95-86.

Jayson Tatum i shënoi 16 prej 19 pikëve të tij në çerekun e fundit për t’i ndihmuar skuadrës së tij të rikthehet.

“Unë jam, me përulësi, njëri prej basketbollistëve më të mirë në botë”, tha Tatum për ESPN.

“E rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen. Do ta kemi ndeshjen e shtatë, ku ka më mirë se kaq”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme