NBA: LeBron James ua siguron fitoren Lakersave, Nuggets pësojnë befasisht nga Rockets - NACIONALE

NBA: LeBron James ua siguron fitoren Lakersave, Nuggets pësojnë befasisht nga Rockets

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshjet në kuadër të playoff dhe playins janë duke u zhvilluar në NBA. Një ndër ndeshjet më emocionuese të së martës mbrëma ishte mes Boston Celtics që pësuan humbje nga Philadelphia 76ers.

Pas një rrugëtimi me fitore 76ers e ndaluan këtë rrugëtim me rezultat minimal 101-103. 76ers ishin më të mirë në mbrojte, gjuajtje të lira dhe më të shkathët në vjedhjen e topave gjë që rezultoi në fitore. Derbi mes vendit të dytë të Konferencës Lindore Celtics dhe vendit të tretë 76ers zgjodhi Joel Embiid si lojtarin e ndeshjes me 52 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime.

Liderët e Konferencës Lindore Milwaukee Bucks shënuan fitore ndaj Washington Wizards me rezultat 140-128. Ndeshje jo shumë e vështirë për liderët duke synuar edhe më shumë titullin. Bucks dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe pothuajse në çdo çerek në epërsi më shumë se dhjetë pikë. Giannis Antetokounmpo u zgjodh edhe kësaj radhe lojtari i ndeshjes me një performancë të shkëlqyer tripledouble 28-11-10.

Golden State Warriors në krye me Stephen Curry mposhtën Oklahoma City Thunder me rezultat 136-125. Si gjithmonë nuk munguan trepikët e të gjithë skuadrës së Warriors duke shënuar 27 nga 40 gjuajtje. Curry u zgjodh lojtari i ndeshjes me 34 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistimme dhe gjashtë trepikësh.

Los Angeles Lakers me vështirësi shënuan fitore ndaj Utah Jazz, vendit të 12 në Konferencën Perëndimore, me rezultat 135-133. Në sekondat e fundit u gjend LeBron James për të kaluar në epërsi Lakers dhe për të rrëmbyer fitoren i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes me 37 pikë, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tre trepikësh.

E një tjetër befasi e mbrëmjes ishte humbja e Denver Nuggets ndaj Huston Rockets me rezultat 103-124. Lideri i Konferencës Perëndimore pësoi humbje nga vendi i fundit në po të njëjtën konferencë. Nuk është se fitorja iu nevojitet Rockets por patjetër që po Nuggets sepse janë vetëm një pikë larg Grizzlies që shënuan fitore mbrëmë. Nikola Jokic u kthye nga lëndimi por nuk i dhuroi fitoren Nuggets. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Jalen Green me 32 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime dhe katër trepikësh.

Memphis Grizzlies shënuan fitore ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 119-109. Grizzlies kishin luhatje mes çerekëve por në fund u këndellën dhe arritën fitore. Ata pozicionohen në vendin e dytë në tabelë në Konferencën Perëndimore. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Desmond Bane me 30 pikë, shtatë kërcime, pesë asistime dhe pesë trepikësh.

Konferenca Lindore:

Cleveland Cavaliers shënuan fitore 117-113 ndaj Orlando Magic

Miami Heat shënuan fitore 118-105 ndaj Detroit Pistons

Toronto Raptors shënuan fitore 120-100 ndaj Charlotte Hornets

Atlanta Hawks shënuan fitore 123-105 ndaj Chicago Bulls

Konferenca Perëndimore:

San Antonio Spurs pësuan humbje 94-115 ndaj Phoenix Suns

Minnesota Timberwolves shënuan fitore 107-102 ndaj Brooklyn Nets

Sacramento Kings shënuan fitore 121-103 ndaj Neë Orleans Pelicans. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme