NBA: Lakers fitojnë ndaj Orlando për t’i ringjallur shpresat për playoff - NACIONALE

NBA: Lakers fitojnë ndaj Orlando për t’i ringjallur shpresat për playoff

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Austin Reaves arriti rekord personal duke i shënuar 35 pikë në fitoren Los Angeles Lakers 111-105 ndaj Orlando Magic. Tani shpresat e Lakers për playoff janë ringjallur.

D’Angelo Russell shënoi 18 pikë dhe Anthony Davis shënoi 15 pikë për t’i dhënë fund një ecurie prej dy humbjeve radhazi për Lakers.

24-vjecari Reaves, u zgjodh lojtari i ndeshjes me 35 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Tifozët që ishin të pranishëm në “CRYPTO.COM ARENA” filluan të brohorasin për Austin që të zgjidhej lojtari i ndeshjes.

“Unë gjithmonë luaj me urgjencë, gjithçka që kam e lë në fushë, kështu duhet të luhet basketbolli”, tha Reaves.

Duke folur për brohoritjet e publikut, Reaves shtoi: “Ata e vlerësojnë atë që e bëj unë, natyrisht s’jam një lojtar i kalibrit MVP, ata janë shumë të mirë – por është diçka shumë e veçantë që ata e bënë për mua, do të thotë shumë për mua”.

Lakers janë në vendin e 10-të në Konferencën Perëndimore, duke e zënë vendin e fundit në turneun e play-in kur kanë mbetur vetëm edhe 10 ndeshje deri në fund të sezonit të rregullt.

Skuadrat nga vendi i shtatë deri në vendin e 10-të të Konferencat Perëndimore dhe Lindore do të garojnë play-in, ndërsa vetëm dy ekipe do t’i zënë dy vendet e fundit në playoff.

Giannis Antetokounmpo shënoi 22 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime, duke i ndihmuar liderët e konferencës lindore Milwaukee Bucks të shënojnë fitore 118-111 në ndeshjet e playoff-it kundër Toronto Raptors.

Nikola Jokic shënoi triple-double-in e 28-të të sezonit në fitoren e Denver Nuggets 108-102 kundër Brooklyn Nets. Nuggets kryesojnë konferencën perëndimore.

Phoenix Suns humbën ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 120-124. Lojtari i ndeshjes ishte Shai Gilgeous Alexander me 40 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime. Suns u mposhtën nga vendi i tetë në tabelë duke e ndihmuar Oklahomën të vazhdojë garën e play-in.

San Antonio Spurs shënoi fitore ndaj Atlanta Hawks më rezultat 126-118. Lojtari i ndeshjes ishte Keldon Johnson me 29 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime. Hawks qëndrojnë në vendin e 8-të të konferencës lindore dhe i nevojitet fitore në ndeshjeve të radhës që të kenë mundësinë të hyjnë në play-off.

Los Angeles Clippers shënuan fitore ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 117-102. Paul George ishte lojtarë i ndeshjes me statistika fantastike. 29 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 3 trepikësh dhe 4 vjedhje të topave.

Për Miami Heat ishte një ndeshje e ëmbël, pasi fitoi me rezultat 112-100 ndaj Detroit Pistons, dominoi në të dyja pjesët e lojës. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Jimmy Butler me 26 pikë, 4 kërcime dhe 10 asistime.

New Orleans Pelicans shënuan fitoren e fundit të së dielës mbrëma ndaj Huston Rockets me rezultat 117-107. Cj Mccollum u zgjodh lojtari i ndeshjes me 26 pikë, 6 kërcime, 5 asistime dhe 4 trepikësh. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme