NBA-ja pensionon numrin 6-të për nder të Bill Russell - NACIONALE

NBA-ja pensionon numrin 6-të për nder të Bill Russell

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Bill Russell ndërroi jetë javë më parë, dhe për nder të tij liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA-ja ka komunikuar se do ta pensionojë numrin 6-të, të cilin numër ai e kishte bartur për 22 vite me rend.

Ky vendim do të vlejë për të gjitha skuadrat në ligë dhe jo vetëm për skuadrat në të cilat ai ka luajtur.

Lojtarët aktual të NBA që tashmë mbajnë numrin gjashtë, duke përfshirë yllin LeBron James mund ta vazhdojnë ta mbajnë por për lojtarët e rinj nuk i vlefshëm ky vendim.

Russell vdiq më 31 korrik në moshën 88-vjeçare. Ai në karrierën e tij ka fituar plotë 11 tituj kampioni në NBA, që e bënë atë lojtarin më të trofeshëm në këtë aspekt. Ai gjithashtu ka të fituar pesë herë çmimin MVP (Lojtari më i vlefshëm i sezonit) dhe arriti të futej në Hall of Fame në vitin 2006.

La NBA retire le numéro 6 de Bill Russell pour toutes les équipes ! | NBA

“Ky është një nder i rëndësishëm, i rezervuar për një nga kampionët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë”, tha në një deklaratë drejtoresha ekzekutive e asociacionit të lojtarëve të NBA, Tamika Tremaglio.

“Veprat e Billit brenda dhe jashtë fushës gjatë gjithë jetës së tij ndihmuan në formësimin e shumë brezave të lojtarëve për mirë dhe për këtë, ne jemi shumë mirënjohës. Ne jemi krenarë që vazhdojmë ta nderojmë jetën dhe trashëgimin e tij krahas ligës”, theksoi Tremaglio.

Rusell bëhet lojtari i parë në histori të NBA, të cilit i është pensionuar numri në të gjitha skuadrat e NBA. Për më tepër, lojtarët e NBA-s gjatë sezonit të ardhshëm do ta mbajnë një logo në fanellën e tyre me numrin 6-të në të në formë tërfili, e cila është shenja e Boston Celtics.

Let's remember Bill Russell for the radical he was | Cognoscenti

Së bashku me James, lojtarët tjerë të NBA-s që kanë mbajtur numrin 6-të, përfshirë edhe sezonin e kaluar janë: Nickeil Alexander-Walker, Moses Brown, Shaq Buchanan, Alex Caruso, Zylan Cheatham, Gabriel Deck, Hamidou Diallo, David Duke Jr., Bryn Forbes, Melvin Frazier, Quentin Grimes, Montrezl Harrell, Keon Johnson, Kenyon Martin Jr., Jalen McDaniels, Jordan McLaughlin, Kevin Pangos, Kristaps Porzingis, Javonte Smart, Lance Stephenson, Rayjon Tucker, Luca Vildoza, Tyrone Wallace, Lou Williams.

Lajme të ngjashme