NBA: GSW mposhtet thellësisht nga Phoenix Suns, paraqitja e mirë e Doncic nuk mjafton për Dallasin në humbjen ndaj Pelicans
Mbrëmë në NBA u zhvilluan katër ndeshjet e radhës të sezonit të rregullt. Kampioni aktual, Golden State Warriors u mposht thellësisht nga Phoenix Suns fal paraqitjes së jashtëzakonshme të Devin Booker me rezultat 134:105, në anën tjetër Dallas Mavericks gjeti humbjen e dytë ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 113:111, përkundër që shkëlqeu Luka Doncic.
Phoenix Suns – Golden State Warriors
Ndeshja e zhvilluar në FootPrint Center në Arizona dha epilog befasues, ku Suns mposhtën kampionët aktual me 29 pikë epërsi, teksa ylli i ‘Luftëtarëve’, Klay Thompson mori përjashtimin e parë në karrierë pas shtatë gabimeve personale.
Devin Booker scored a game-high 34 points, Klay Thompson was ejected for the first time in his career and the host Phoenix Suns pulled away during a volatile third quarter to thump the Golden State Warriors 134-105 on Tuesday. #basketball pic.twitter.com/au3jsAvQHw
— Alkass Digital (@alkass_digital) October 26, 2022
Devin Booker ishte i disponuar për lojë tek vendasit, ku shënoi 34 pikë dhe ndihmojë me dy rebounds e shtatë asistime dhe tre topa të vjedhur me një efikasitet prej 52 % në gjuajtje.
Ndihmë dha edhe veterani Chris Paul me 16 pikë, shtatë rebounds e nëntë asistime në fitoren e tretë të Suns në katër ndeshje.
Te kampionët aktual i dalluar si gjithnjë ishte Stephen Curry me 21 pikë, shtatë rebounds e tetë asistime, por e pamjaftueshme për skuadrën e tij, që tani në katër ndeshje ka rekord prej dy fitoreve dhe dy humbjeve.
New Orleans Pelicans - Dallas Mavericks
Përkundër se te Pelicans munguan dy lojtarët kryesor të skuadrës, Brandon Ingram dhe Zion Williamson, kjo nuk i pengoi ata të marrin fitoren e tretë në këtë sezon edhe pse përballë kishin nënkampionët e konferencës perëndimore të sezonit të kaluar.

Tetë lojtarë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, me Trey Murphy III që u dallua me 22 pikë e pesë rebounds.
Në anën tjetër një paraqitje e jashtëzakonshme e Luka Doncic me 37 pikë, 11 rebounds e shtatë asistime nuk ishte e mjaftueshme për një fitore, dhe tani Dallasi ka rekord prej një fitore e dy humbjeve në tri ndeshjet e para.

Ndeshjet tjera të zhvilluara dje
Në ndeshjet tjera, Oklahoma City Thunder gjeti fitoren e parë kundër LA Clippers me rezultat 108:94, ku shkëlqeu ylli, Shai Gilgeous-Alexander me 33 pikë, pesë rebounds, tetë asistime, tre topa të vjedhur dhe tre bllokada, ndërsa Washington Wizards e mposhti Detroit Pistons me rezultat 120:99 me Kyle Kuzma që ishte më i dalluari te vendasit me 25 pikë e gjashtë rebounds.
