NBA: Bucks mposhtet nga Philadelphia, Lakers fitojnë ndeshjen e dytë me radhë - NACIONALE

NBA: Bucks mposhtet nga Philadelphia, Lakers fitojnë ndeshjen e dytë me radhë

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Milwaukee Bucks e nisi më së miri sezonin e ri në NBA, por tani në 10 ndeshjet e fundit kanë pësuar katër humbje, me të fundit që erdhi nga Philadelphia 76ers me rezultat 110:102, në anën tjetër LA Lakers vazhdojnë të luajnë pa LeBron Jamesin e lënduar dhe tani kanë arritur në dy fitore radhazi, duke mposhtur Detroit Pistons 128:121.

Edhe pse në fillim u tha se lëndimi i James nuk është aq i rëndë, tani arriti në katër numri i ndeshjeve që nuk është paraqitur për skuadrën e tij, që gjendet në një pozitë jo të favorshme në këtë fillim sezon.

Në anën tjetër Boston Celtics vazhdoi me paraqitjet e mira, duke mposhtur New Orleans Pelicans 117:109 dhe tani kanë marrë primatin e ligës më të fortë në botë me rekordin më të mirë me 13 fitore e tri humbje.

The Ceiling For Jayson Tatum And Jaylen Brown Is High Enough. But Their Floor Might Be Too Low. | FiveThirtyEight

Philadelphia 76ers – Milwaukee Bucks

Ndeshja e zhvilluar në Wells Fargo Center të Pensilvanias filloi më mirë për Bucks në krye me Giannis Antetokounmpo, por të tre çerekët e tjerë pastaj Phila mori gjithçka në dorë për të arritur deri te fitorja e shtatë sezonale.

Twitter roasts Joel Embiid for 'dirty' foul on Giannis Antetokounmpo

Rezultati pas përfundimit të ndeshjes në semafor ishte 110:102 në të mirë të skuadrës vendase.

Më meritori për këtë rezultat ishte Joel Embiid, që ishte shumë afër dyshifrorit të trefishtë, pasi realizoi 32 pikë, 11 rebounds e tetë asistime, me një saktësi në gjuajtje për dy dhe tre pikë prej 46%.

Në ndihmë i doli edhe Tyrese Maxey që shënoi 24 pikë, ndërsa James Harden, ylli tjetër i kësaj skuadre ishte sërish jashtë.

Në anën tjetër Giannis dhe Bobby Portis shënuan 25 dhe 21 pikë respektivisht, por e pamjaftueshme për ta evituar humbjen e katërt në 10 ndeshjet e fundit.

LA Lakers – Detroit Pistons

Los Angeles Lakers arriti te fitorja e dytë rresht, duke mposhtur Detroit Pistons me rezultat 128:121, edhe pa lojtarin më të mirë të tyre, LeBron James, por kësaj radhe shkëlqeu ylli tjetër, Davis.

Anthony Davis' big game propels Lakers past Pistons

Kujtojmë se Lakers nuk e kanë nisur aspak mirë këtë sezon, duke u gjendur në pjesën e fundit të tabelës dhe duket shumë e vështirë rruga drejt play-offit, pak a shumë përsëritje e vitit të kaluar.

Në këtë ndeshje përcaktues ishte çereku i katërt i fituar nga vendasit me gjashtë pikë diferencë për të fituar në fund me +7.

Më i miri në ndeshje ishte, Anthony Davis, me një dyshifror të dyfishtë prej 38 pikëve e 16 rebounds ndërsa kishte edhe katër bllokada, teksa në ndihmë i dolën edhe pesë lojtarë tjerë që shënuan pikë dyshifrore.

Te Pistons më të mirët ishin Alec Burks e Bojan Bogdanovic me 23 dhe 20 pikë respektivisht.

Me këtë fitore Lakers renditet e parafundit në tabelë në konferencën perëndimore, me vetëm Rockets prapa tyre.

Lajme të ngjashme