NBA: Brooklyn Nets gjen ngushëllim në fitore pas javës së trazuar - NACIONALE

NBA: Brooklyn Nets gjen ngushëllim në fitore pas javës së trazuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant, thotë se kanë gjetur "pak ngushëllim" në basketboll pasi kanë shënuar fitore të njëpasnjëshme pas një jave të trazuar për në Franchisen e tyre.

Pasi mposhtën Washington Wizards të premten, Nets erdhën te fitorja përsëri të shtunën për të mposhtur Charlotte Hornets me rezultat 98-94.

Të enjten, ylli tjetër i Nets, Kyrie Irving u pezullua për të paktën pesë ndeshje mes akuzave për antisemitizëm në fund të një jave që u shkarkua edhe trajneri Steve Nash.

What Do the Brooklyn Nets Stand For? Looking the Other Way. | News, Scores, Highlights, Stats, and Rumors | Bleacher Report

Duke folur pas fitores së Nets në Charlotte, Durant tha se ngjarjet e javës do të ishin "ndoshta gjëja më e vështirë me të cilën përballemi si grup".

"Ishte një përvojë unike me siguri," shtoi ai. “Por shumë djem kanë kaluar gjëra të ndryshme në këtë ligë më parë, dhe shumë djem kanë kaluar disa vështirësi në këtë ligë jashtë fushës.

“Duke u mbyllur dhe fokusuar vetëm në lojë, mendoj se ne të gjithë gjejmë pak ngushëllim duke e bërë këtë, thjesht duke luajtur lojën e basketbollit, duke marrë atmosferë të brendshme, atë shoqëri me shokët e skuadrës”, tha një nga lojtarët më të mirë ndër vite në NBA.

The Brooklyn Nets are the biggest NBA flop of the 21st century

Nike pezulloi marrëveshjen e saj të sponsorizimit me Irving pasi ai promovoi në Twitter një dokumentar që përmbante materiale antisemite.

Ai fillimisht mbrojti se kishte ndarë një lidhje me filmin, por 30-vjeçari më vonë kërkoi falje, duke pretenduar se po "mëson" nga ajo që ndodhi.

Sulmuesi i Los Angeles Lakers dhe i madhi i NBA-së, LeBron James tha se veprimet e Irving ishin "të dëmshme për shumë njerëz".

Durant shtoi: "Unë thjesht mendoj se ne u mblodhëm rreth njëri-tjetrit. Ishte një javë e vështirë për ne. Dhe është gjithmonë mirë të kthehemi në lojë.

Është mirë për karakterin tonë, është mirë për energjinë e skuadrës dhe për të luftuar përmes vështirësive”.

Kevin Durant sparks fourth quarter push to sting Hornets late, 98-94 - NetsDaily

Përpara ndeshjeve të fundjavës, Nets kishin humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre hapëse të sezonit, por për ndeshjen e dytë radhazi, Durant arriti rezultatin më të mirë për skuadrën e tij.

Ai regjistroi 27 pikë kundër Hornets, të mbështetur nga 21 nga Cam Thomas.

Terry Rozier shënoi 25 pikë dhe Kelly Oubre Jr 18 për Hornets, të cilët tani kanë humbur katër ndeshje radhazi.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara gjatë mbrëmjes, New Orleans Pelicans u mposhtën nga Atlanta Hawks, Boston Celtics mori fitoren e radhës ndaj Knicks, Milwaukee vazhdon rrugëtimin pa humbje e Phoenix Suns fitoi derbin për kreun e renditjes në konferencën perëndimore ndaj Portland Trail Blazers.

Lajme të ngjashme