NaVi fiton Majorin e parë në CS2, mposht në finale FaZe - NACIONALE

NaVi fiton Majorin e parë në CS2, mposht në finale FaZe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Natus Vincere e ka fituar PGL CS2 Majorin e parë që u zhvillua në Kopenhagë, duke fituar në finale ndaj rivalit të përjetshëm FaZe.

Si gjithnjë derbi mes dy ekipeve ishte i zjarrtë dhe shumë i hapur nga minuta e parë.

NaVi e nisi shumë më mirë duke fituar mapin e zgjedhur nga FaZe, pra në “De_Ancient”, me rezultat 13:9, ku shkëlqeu Valeriy ‘b1t’ Vakhovskiy me 19 eliminime.

Megjithatë, FaZe u këndell në mapin e dytë, duke qenë thjesht të pandalshëm në “De_Mirage”, ku triumfuan me rezultat të thellë 13:2.

Sidoqoftë, kur u prit që mapi i tretë të ishte mjaftë i barabartë, organizata NaVi e tregoi vetën duke dominuar dhe fituar me rezultat 3:13.

E më e bukura e kësaj, është që NaVi u shpall kampion pa yllin e skuadrës, pra lojtarin më të mirë në histori të kësaj loje, “S1mple”.

Përndryshe, Natus ka fituar plot 500 mijë dollarë derisa FaZe si pozitë e dytë merr 170 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme