Nasser Al-Khelaifi jep detaje mbi të ardhmen e Leo Messit
Presidenti i Paris Saint-German, Nasser Al-Khelaifi ka komentuar të ardhmen e yllit të skuadrës, Leo Messi, duke konfirmuar se do ta diskutojnë situatën e kontratës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Messi kaloi te PSG-ja në verën e vitit 2021 pasi Barcelona nuk ishte në gjendje ta regjistronte, derisa pas një sezoni të ngadaltë, argjentinasi e ka rigjetur formën.
35-vjecari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër, por mbetet në duart e tij që ta aktivizojë klauzolën, derisa ka pasur interesim nga ish klubi, Barcelona dhe skuadra e MLS-së, Inter Miami.
Raportohet së fundmi se skuadra amerikane është favorit pasi është në gjendje t'ia paguajë pagat e larta dhe ta realizojë marrëveshjen.
Për këtë Al-Khelaifi ka folur për "Sky Sports", ku konfirmoi se do të diskutojnë gjatë janarit dhe gjithçka momentalisht është mjaftë pozitive.
"Ai është shumë i lumtur, mund ta shohësh këtë me kombëtaren. Nëse një lojtar nuk është i lumtur, mund t'i shohësh paraqitjet jo të mira te kombëtarja", tha ai.

"Ai ka përformuar në mënyrë fantastike për ne, ai ka shënuar shumë gola dhe asistime për kombëtaren dhe klubin".
"Ne kemi pranuar që pas Kupës së Botës, të ulemi së bashku. Por, të dy palët, e jona dhe e atij, janë shumë të lumtur, pra do të flasim pas Kupës së Botës".
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është i fokusuar në Katar me kombëtaren e Argjentinës, ku është duke provuar ta fitojë trofeun që po i mungon në "dollap".

Momentalisht, Argjentina ka arritur deri në çerekfinale ku do ta pres Holandën, sfidë kjo që zhvillohet të premten.
Ndërkohë, para se të udhëtonte në Katar, Messi kishte 12 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat për "Le Parisien" këtë edicion.

