Napoli zhvillon takim me agjentin e Garnachos, kontakton edhe Tottenhamin për Werner - NACIONALE

Napoli zhvillon takim me agjentin e Garnachos, kontakton edhe Tottenhamin për Werner

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori sportiv i Napolit Giovanni Manna ka zhvilluar takime sy me sy me agjentin e Alejandro Garnachos, si dhe gjithashtu ka kontaktuar Tottenhamin për ta pyetur për Timo Werner, që vlerësohen si pasues të Khvicha Kvaratskhelias.

Skuadra italiane mbetet në kërkim për të gjetur pasuesin e yllit gjeorgjian, i cili është afër kalimit te PSG-ja për 75 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se Manna është taktuar me përfaqësuesit e Garnachos në Barcelonë të hënën. Ndër të tjera, agjenti e informoi se klubi anglez kërkon rreth 70 milionë euro për argjentinasin, vlerë që është 83 milionë euro.

Garnacho mbetet shumë i hapur për kalimin te Napoli pavarësisht se Manchester Unitedi e refuzoi ofertën hapëse të hënën.

Ndërkohë, opsion tjetër është edhe huazimi i Tottenhamit Timo Werner. Kartoni i gjermanit i përket RB Leipzigut, klub me të cilin Npaoli ka lidhje të ngushtë.

Kurse, Federico Chiesa vlerësohet vetëm si “opsion i minutës së fundit” në rast që dy marrëveshjet e lartpërmendura dështojnë.

Lajme të ngjashme