Napoli triumfon në dramën e shtatë golave kundër Hellas Veronas
Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin 2022/23 në Seria A, duke triumfuar në udhëtim te Hellas Verona.
"Napolitanët" me Amir Rrahmanin nga minuta e parë fituan me rezultat bindës 2:5.
Mysafirët e nisën në mënyrën më të mirë sfidën duke pasur disa raste të mira përmes Victor Osimhen e Hirving Lozano, por që nuk i konkretizuan.
Ishte Hellas Verona që kaloi fillimisht në epërsi. Pas një harkimi të shkëlqyer nga Koray Gunter, ishte Kevin Lasagna që u gjend në vendin e duhur duke shënuar me kokë për të zhbllokuar rezultatin (29').
Sidoqoftë, Napoli pastaj arriti ta barazojë rezultatin përmes Khvicha Kvaratskhelia që shënoi bukur me kokë pas harkimit të Lozanos (37').
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Napoli arriti ta përmbys rezultatin përmes Victor Osimhen i cili me një goditje fantastike e dërgoi topin në rrjetë duke devijuar gjuajtjen e Lozanos (45+3').
Në pjesën e dytë, vendasit prapë u treguan me të zotë, duke barazuar rezultatin shpejtë përmes Thomas Henry, që shënoi lehtësisht nga afërsia pas një pasimi të saktë të Faraonit (48').
Mirëpo, Napoli prapë nuk u dorëzua duke luajtur edhe më ofensivë dhe riktheu epërsinë përmes Piotr Zielinski, i cili shënoi pas një kundëraksioni të shpejtë (55').
Stanislav Lobotka u përkujdes për golin e qetësisë duke dribluar disa lojtarë dhe në fund e dërgoi topin në këndë duke mos i dhënë shans portierit ta ndalë (65').
"Napolitanët" nuk treguan aspak mëshirë duke shënuar edhe dy herë të tjera, edhe pse njëra u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Victor Osimhen fillimisht pa për mrekulli Politanon që e kishte të lehtë të shënonte për epilogun përfundimtar 2:5.
Në fakt, futbollisti i ri Adam Ounas shënoi nga afërsia pas një pasimi të Lobotkas, por pas rishikimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.
Kështu pas kësaj fitore bindëse, Napoli merr kreun e Seria A me tre pikë, derisa Verona renditët në fund pa pikë.