Napoli triumfon në dramën e pesë golave ndaj Atalantës - NACIONALE

Napoli triumfon në dramën e pesë golave ndaj Atalantës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, duke e mposhtur 3:2 Atalantën, në duelin për kreun e tabelës në Serie A.

Skuadra e Antonio Contes e humbi së fundmi yllin kryesor, Khvicha Kvaratskhelia, që u transferua në PSG, por kjo nuk u vu re shumë sot, pasi me këtë fitore janë gjashtë pikë larg vendit të dytë, Interit, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Atalanta ishte për një nuancë më e mirë në këtë takim, ndonëse nuk arriti t'i marrë tre pikët në shtëpi.

Ata kaluan të parët në epërsi, kur Retegui realizoi për 1:0 në minutën e 16-të.

Por Napoli e përmbysi e rezultatin brenda pjesës së parë. Politano shënoi për ta barazuar 1:1 në minutën e 27-të.

McTominay e çoi Napolin për herë të parë në këtë takim në epërsi kur shënoi pesë minuta para fundit, ku me rezultatin 2:1 u mbyll pjesa e parë.

Atalanta e barazoi rezultatin në minutën e 55-të me golin e Lookman.

Për fitoren e madhe të Napolit shënoi Romelu Lukaku. Sulmuesi belg realizoi 12 minuta para fundit për rezultatin përfundimtar 3:2.

Me këtë fitore, Napoli tani ka 50 pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Atalanta do ta mbajë akoma vendin e tretë me 43 pikë në po aq ndeshje.

Lajme të ngjashme