Napoli rivalizon Juventusin për yllin e PSG-së - NACIONALE

Napoli rivalizon Juventusin për yllin e PSG-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli i është bashkuar garës me Juventusin për të nënshkruar me mbrojtësin e Paris Saint-Germain Milan Skriniar në afatin dimëror.

“Zonja e Vjetër” që një kohë nuk e ka bërë sekret interesimin për sllovenin, sidomos shkaku i lëndimeve afatgjatë të Bremer dhe Juan Cabal.

Sidoqoftë, në garë tani ndodhet edhe Napoli që po tentojnë të përfitojnë nga situata e Antonio Conte, i cili ka punuar direkt me Sriniar gjatë kohës kur fituan Scudetto në sezonin 2020/21.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Napoli është e interesuar për t’i ofruar një marrëveshje huazimi me opsion blerje për në verë, ose janarin e 2026.

Skuadra italiane lehtësisht pastaj mund ta aktivizonte klauzolën e blerjes sidomos nëse e fiton Serie A këtë sezon. Skuadra e Conte aktualisht është lider, një pikë para Atalantas.

Skriniar gjithashtu është i hapur për t’u rikthyer në Itali shkaku që ka bërë vetëm pesë paraqitje te PSG-ja dhe ka eksperiencë të madhe në kampionatin italian.

Kësisoj, Skriniar mund të bëhet “kolegu” i ri i Amir Rrahmanit në zemrën e mbrojtjes, sidomos meqenëse ylli i Kosovës është i preferuari i Antonio Contes në skuadrën aktuale.

Lajme të ngjashme