Napoli përgatit kontratë dyvjeçare për Galtierin - NACIONALE

Napoli përgatit kontratë dyvjeçare për Galtierin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli ka përgatitur një kontratë dyvjeçare për trajnerin Christophe Galtier, kështu se paku raporton “Gazzetta dello Sport”.

Presidenti i “Napolitanëve”, Aurelio de Laurentiis ka punuar fuqishëm këto javët e fundit për ta gjetur pasuesin e Luciano Spallettit, i cili vendosi të largohet pasi fitoi titullin.

Napoli që atëherë ka shikuar disa zëvendësues të mundshëm, por tani ka ardhur koha për vendimin e shumë pritur meqenëse parapërgatitjet sezonale po afrohen.

Gazzetta dello Sport raporton se De Laurentiis e ka zgjedhur trajnerin e PSG-së, duke i ofruar kontratë dyvjeçare me opsion për të tretin, ku do të fitojë rreth 4 milionë euro për sezon.

Tekniku francez momentalisht po punon për largimin nga PSG-ja, që duhet t’ia paguajnë 6 milionë euro. Shkaku i rregullave në Francë, klubet nuk mund të kenë më shumë se një trajner prandaj po shtynë që ta kompletojnë largimin e 56-vjeçarit.

Në rast që ndodh ndonjë ndryshim i minutës së fundit, De Lauretniis ka gati edhe alternativën që është Rudi Garcia. Trajneri momentalisht është i papunë që kur u shkarkua nga Al Nassr në muajin prill.

Lajme të ngjashme