Napoli nuk arrin të sigurojë shërbimet e Navas
Skuadra italiane, Napoli, ka dështuar të arrijë marrëveshje me portierin e Paris Saint-Germain, Keylor Navas, kështu ata do të mbeten me Alex Meret dhe Salvatore Sirigu të paktën deri në janar, ku në afatin dimëror mund të tentojnë sërish për portierin nga Kosta Rika.
Reprezentuesi i Kosta Rikës ishte në kërkim të një sfide të re pasi trajneri Christophe Galtier konfirmoi se Gianluigi Donnarumma është zgjedhja numër një në gol për këtë sezon.

Napoli kishte qenë e etur për të sjellë portierin 35-vjeçar për të konkurruar me Meret për një pozitë titullari në Stadio Diego Armando Maradona.
Megjithatë, L’Equipe raporton se me vetëm disa orë të mbetura në afatin kalimtar veror në Itali, Napoli ka hequr dorë nga marrja e Navas.
Transferts : Keylor Navas, parti pour rester au PSG
— L'ÉQUIPE (@lequipe) September 1, 2022
Le gardien costaricien, qui était d'accord sur le principe pour rejoindre Naples, devrait finalement rester à Paris https://t.co/VFfbkgWwtX pic.twitter.com/8RSWtyxjkz
Meret priti një penallti në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në Serie A me Leccen, duke i rritur besimin te trajneri Spalleti.
Duke thënë këtë, burime të shumta janë të sigurta se Napoli do të përpiqet përsëri në janar për të marrë Navasin, i cili madje mund të ndërpresë kontratën e tij me PSG-në me pëlqim reciprok.
Ai ka qenë në klubin francez që kur u largua nga Real Madrid në vitin 2019.