Napoli në stilin e kampionit, e mposht Fiorentinan
Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë pasi u shpall zyrtarisht kampion i Serie A, duke triumfuar ndaj Fiorentinas.
"Napolitanët" festuan me shumë mund duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Mbrojësi kosovar Amir Rrahmani këtë ndeshje u la në stol, me trajnerin Luciano Spalletti që vendosi t'i jep pak pushim duke qenë se ishte titullar i padiskutueshëm në shumë ndeshje radhazi.
Fiorentina ishte shumë më e rrezikshme në pjesën e parë duke pasur disa raste me anë të ish "dështakut" serb të Real Madridit, Luka Jovic, por që nuk arriti t'i finalizojë.
Napoli pati rastin e artë të kalonte në epërsi kur Sofyan Ambrat shkaktoi një penallti me një ndërhyrje brenda zonës, mirëpo Victor Osimhen dështoi nga pika e bardhë.
Sidoqoftë, nigeriani pastaj përmirësojë gabimin duke fituar një top nga zona kundërshtare dhe shënoi për mrekulli nga afërsia (74') - VIDEO.
Ky gol rezultoi të jetë i mjaftueshëm për Napolin që t'i arkëtojë pikët e plota, duke mbledhur tani 83 pikë pas 34 xhirove të zhvilluara.
Në anën tjetër, Fiorentina renditet e teta me 46 pikë dhe gjasat për të siguruar Evropën janë tejet të ulëta.
Napoli në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Monzas derisa Fiorentina e pret Udinesen.