Napoli në finale të Superkupës së Italisë, e mposht Fiorentinën me rezultat komod
Napoli ka shënuar fitore komode 3:0 ndaj Fiorentinës në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Ky sezon i kësaj gare mbahet për herë të parë në këtë lloj sistemi, pra me katër skuadra, me dy vendet e para të Serie A-së dhe dy finalistët e Kupës së Italisë, që garojnë për trofeun e madh.
Napoli si kampion në fuqi e Fiorentina si finaliste e Kupës së Italisë u përballen sot në stadiumin Al Awwal në Lindjen e Mesme.
Skuadra e Walter Mazzarrit edhe pse nuk shfaqi lojë bindëse, si të gjitha ndeshjet e Napolit këtë sezon, ata arritën te qëllimi kryesor, që është fitorja.
Giovanni Simeone e çoi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 22-të, kur u asistua nga mbrojtësi Juan Jesus, për rezultatin 1:0.
🇮🇸 Goal: Giovanni Simeone | Napoli 1-0 Fiorentinapic.twitter.com/LKwuCZuRdV
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Ikone i Fiorentinës humbi penalltinë në çastet e fundit të pjesës së parë dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e napoletanëve.
Jonathan Ikoné missed penalty kickpic.twitter.com/QsJWpTXClg
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Dy gola të vonshëm u shënuan deri në fund të takimit.
Ishte fillimisht Alessio Zerbin që çoi topin në rrjetë, i asistuar nga Di Lorenzo, në minutën e 84-të për 2:0.
🇮🇸 Goal: Alessio Zerbin | Napoli 2-0 Fiorentinapic.twitter.com/pF17KrdPqB
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Teksa Zerbin shënoi edhe për rezultatin përfundimtar 3:0, dy minuta më vonë.
🇮🇸 Goal: Alessio Zerbin | Napoli 3-0 Fiorentinapic.twitter.com/M3p3g2KO0p
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Me fitoren 3:0, Napoli kalon në finale të Superkupës së Italisë, ku do ta presë fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Inter - Lazio, që zhvillohet nesër.
Finalja e madhe do të zhvillohet të hënën, më 22 janar, me fillim nga ora 20:00.