Napoli “lodhet” nga Osimhen, e zbret çmimin e nigerianit - NACIONALE

Napoli “lodhet” nga Osimhen, e zbret çmimin e nigerianit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis është gati ta lejojë kalimin e Victor Osimhenit te Paris Saint-Germain për një çmim më të ulët në krahasim me klauzolën e lirimit.

“Napolitanët” tërë afatin veror tentuan ta shesin nigerianin, mirëpo që asnjë skuadër nuk ishte gati t’ia paguante klauzolën e lirimit në vlerën e 130 milionë funteve.

Napoli ka gjetur zëvendësuesin duke arritur marrëveshje me Romelu Lukakun, mirëpo që nuk kanë mundur t’ia sjellin belgun trajnerit Antonio Conte shkaku që ende s’e kanë shitur Osimhenin.

Kësisoj, “Corriere dello Sport” raporton se Napoli është lodhur me situatën e Osimhenit dhe do t’i japin PSG-së një zbritje, me marrëveshjen që pritet të kompletohet së shpejti.

Para disa ditëve agjenti i Osimhenit Roberto Calenda udhëtoi për në Francë që të kompletojë marrëveshjen, ndërsa dy palët janë duke punuar vazhdimisht për ta mbyllur.

Sa i përket nigerianit, ai është pajtuar me një kontratë pesëvjeçare, ku do të përfitojë rreth 14 milionë euro neto për sezon.

Osimhen deri vonë ëndërronte kalimin në Premierligë, me Chelsean dhe Arsenalin të interesuar mirëpo asnjëra nga skuadrat londineze nuk do të paguante mbi 100 milionë euro, vlerë të cilën assesi s’do ta pranonte Napoli.

Lajme të ngjashme