Napoli konsideron shkarkimin e Garcias - NACIONALE

Napoli konsideron shkarkimin e Garcias

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis është duke konsideruar shkarkimin e mundshëm të trajnerit Rudi Garcia pas fillimit të dobët në Serie A.

Nën urdhrat e Luciano Spallettit, Napoli ishte ndër skuadrat më të mira në botë sezonin e kaluar, duke e fituar Serie A pas plot tre dekadave, derisa edhe arriti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, me Garcian gjërat s’iu kanë ecur më së miri – ku renditen në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa mposhti Bragan por pësoi humbje nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve gjë që ka ndikuar të ketë presion te tekniku francez.

Siç raporton Gianluca di Marzio, De Laurentiis u takua me Garcian si dhe stafin e klubit për të diskutuar projektin dhe gjërat që s’kanë shkuar mbarë deri më tani.

Kësisoj, presidenti i “Napolitanëve” tani po konsideron shkarkimin e teknikut francez në ditët në vijim – kështu do të kishte kohë të mjaftueshme për ta gjetur zëvendësuesin.

Mediat italiane ndërkohë kanë raportuar se Antonio Conte do të ishte i preferuari i De Laurentiis, por një marrëveshje shihet si shumë e vështirë.

Lajme të ngjashme