Napoli i hapur për të transferuar dy yje të Arsenalit si pjesë shkëmbimi për Osimhenin
Napoli do të ishte i hapur për të nënshkruar me Emile Smith Rowe ose Takehiro Toimyasu si pjesë e marrëveshjes për yllin e Arsenalit Victor Osimhen.
Nigeriani pritet të largohet nga Napoli në fundin e sezonit, me presidentin Aurelio de Laurentiis që i ka propozuar të kalojë në Premierligë, te Real Madridi ose PSG-ja.
25-vjeçari që ka shënuar 15 gola këtë sezon, ka oferta nga klubet arabe por preferon kampionatin anglez, më saktësisht është në pritje të ofertës së Arsenalit.
“Corriere dello Sport” raporton se Napoli ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për Osimhenin, mirëpo duan që klubi i interesuar t’ia paguajë klauzolën e lirimit prej 130 milionë eurove.
Osimhen po e ëndërron Arsenalin, prandaj për ta bërë marrëveshjen më të lehtë, Napoli do të pranojë edhe dy lojtarë nga skuadra e Mikel Artetas, pra Smith Rowe dhe Tomiyasun.
Të dy lojtarët kanë vuajtur për minuta këtë sezon nën urdhrat e Artetas, andaj ekziston mundësia që të shiten në afatin kalimtar veror.
Interesim përpos Arsenalit ka shprehur edhe Chelsea, megjithatë negociatat me Napolin momentalisht kanë ngecur ngase kjo e fundit s’e do Romelu Lukakun.