Napoli e bën prioritet Edon Zhegrovën për janar
Napoli e ka bërë prioritet afrimin e sulmuesit Edon Zhegrova nga Lille në afatin e janarit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se ylli i Kosovës është kontaktuar nga skuadra italiane, ku gjendet edhe Amir Rrahmani megjithatë Lille po e vështirëson situatën.
Sipas tij, Lille nuk dëshiron ta shet Zhegrovën kësisoj nuk po ia hap derën largimit të munshëm të janarit.
“Napoli e ka kontaktuar edhe Lille këtë javë për Edon Zhegrovën, i cili është lartë në listën e tyre”.
“Napoli e vlerëson Zhegrovën, por Lille nuk ia ka hapur derën një largimi të janarit deri më tani, nuk po e bën të lehtë sepse nuk dëshiron ta mbajë”, shkroi ai.
🚨🔵 Not only Casadei deal, talks on... Understand Napoli have also approached Lille this week for Edon Zhegrova as he’s high on their list.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 8, 2025
Napoli appreciate Zhegrova but Lille are not opening doors to January exit so far, not making it easy as they want to keep him. pic.twitter.com/leh4LZek2C
Zhegrova këtë sezon po vazhdon të kalojë një formë fantastike te klubi francez, ku ka regjistruar 17 paraqitje në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, duke kontribuar me pesë gola e dy asistime në përgjithësi.
Kartoni i tij e kap vlerën e 25 milionë eurove ndërsa pëlqehet shumë edhe nga AC Milani e Juventusi.