Napoli dëshiron klauzolë ‘anti-arabe’ në kontratën e Osimhenit
Napoli është takuar disa herë me agjentin e Victor Osimhen dhe kanë planifikuar një klauzolë që do ta mbronte nga klubet e interesuar të Arabisë Sauite.
24-vjeçari dëshiron të rinovojë kontratën me klubin italian duke shpresuar të ketë rritje page, falë rëndësisë që ka për klubin.
Sidoqoftë, Osimhen para se të nënshkruajë kontratën ka kërkuar që t’i vendoset një klauzolë lirimi në mënyrë që në të ardhmen e afërt nëse dëshiron largimin të mos ia pamundësojë klubi.
Al Hilal është seriozisht i interesuar për Osimhenin dhe thuhet se i kanë ofruar një kontratë të çmendur, ku do të fitonte 1 milion euro për javë.
Kësisoj, presidenti Aurelio de Laurentiis është duke menduar të vendos dy klauzola lirimi në kontratën e Osimhenit, një që do të vlejë për klubet evropiane dhe një tjetër për për ato arabe, e cila do të vlente dyfish.
Përfaqësuesit e nigerianit po duan që klauzola e lirimit të Osimhenit të jetë 110 milionë euro, derisa Napoli kërkon që minimumi të jetë 150 milionë euro.
Diskutimet e radhës pritet të vazhdojnë para se të nis sezoni i Serie A, ku Napoli më 19 gusht do të përballet me Frosinone.
Përndryshe, me kontratën e re klubet arabe do të duheshin të paguanin afro 300 milionë euro për të fituar shërbimet e nigerianit.
