Nani thotë se lojtarët e Man Unitedit shkonin të dehur në stërvitje por Fergusonit nuk i pengonte
Ish-ylli i Manchester Unitedit, Nani ka thënë se Sir Alex Ferguson do ta mbyllte njërin sy ndaj lojtarëve që i shfaqeshin të dehur në stërvitje gjatë periudhës festive.
Anësori portugez thotë se ish-trajneri kishte aftësi aq të mira menaxhimi, sa që e lejoi të kalonte pa diskutim faktin se lojtarët shfaqeshin jo në gjendjen e duhur gjatë periudhës së ngjeshur të Vitit të Ri.
Nani zbuloi se Fergie e kuptoi se ajo që kërkohej gjatë asaj kohe ishte e vështirë, aq e vështirë sa ishte e rëndësishme që të bëheshin lëshime.
Duke folur për 'Tribuna Expresso', ai tha: "Po ta kisha ditën tjetër të lirë, për shembull, atëherë do të dëfrehesha pak... në ditë të veçanta si Krishtlindjet ose Viti i Ri - askujt në Angli nuk i intereson për këtë.
"Për Vitin e Ri, ne madje mund të shkonim në stërvitje të dehur dhe trajnerit nuk i interesonte.
"Kjo është ana e Sir Alex që dinte si të merrej me lojtarët dhe kishte përceptimin të thoshte, 'kjo ditë është e veçantë, nuk mund të bëj kërkesa'.
"Ne kemi luajtur non-stop gjatë tërë vitit. Ishte kënaqësi, moment relaksi, një lloj ndryshe i stërvitjeve - talleshim rrotull. Nuk do të gënjej, më pëlqenin të dalurat natën".
Nani kaloi tetë vite tek United, ku fitoi katër trofe të Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve.
Dhe ai i jep meritat Fergusonit që luajti rol kyç në ndihmën që i dha për t'u vendosur dhe shkëlqyer si lojtar dhe person.