Nadal do të luajë në gjysmëfinale kundër Kyrgiosit, edhe pse e ka një çarje 7 milimetra në bark
Rafael Nadal do të luajë kundër Nick Kyrgiosit në gjysmëfinale të Wimbledonit të premten, pavarësisht se vuan nga një çarje prej rreth shtatë milimetrave në një muskul barku, sipas gazetës spanjolle MARCA.
Tenisti spanjoll e mundi amerikanin Taylor Fritz në një ndeshje triller në pesë sete të mërkurën në çerekfinale 3-6 7-5 3-6 7-5 7-6 (10-4), duke kërkuar pushim mjekësor dhe ishte fare pranë të hiqte dorë.

Por Nadali i shpërfilli kërkesat e babait dhe motrës për ta dorëzuar lojën dhe luajti me dhimbje barku për ta mposhtur Fritzin.
Nadal, fitues i 22 titujve rekord në grand slameve, iu nënshktrua disa testeve mjekësore të enjten në mëngjes, sipas të përditshmes spanjolle.
MARCA raporton se 36-vjeçari vuan nga një çarje prej shtatë milimetrave në njërin prej muskujve të barkut, por prapëseprapë dëshiron të luajë të premten.
🚨🚨 Confirmada rotura en el abdominal de Rafa Nadal: pese a todo, quiere jugar la semifinal https://t.co/z65RVuwFlw Informa @dimedemi
— MARCA (@marca) July 7, 2022
Nadal tha dje pas ndeshjes së e urren të dorëzohet dhe se ia doli të qëndrojë disi në fushë kundër amerikanit, pas dhimbjeve të mëdha.
“Dorëzimi është diçka që e urrej ta bëj. Thjesht përpiqem e përpiqem, kjo është e tëra”, tha Nadal pas fitores kundër Fritz.
“Natyrisht se kjo e sotmja nuk është diçka e re. Këto i kam ndier dy ditë më parë.”
Ai thotë se është i mësuar të luajë duke ndier dhimbje dhe me probleme. Muajin e kaluar, Nadal e fitoi titullin e 14-të grand slam në French Open duke mos e ndier fare shputën e këmbës së majtë, sepse kishte përdorur anestezion për shkak të problemeve kronike me të.
Nadal i fitoi dy grand slamet e para të këtij viti, Australian Open dhe French Open dhe është në ndjekje të kompletimit të kalendarit të grand slameve, duke e fituar Wimbledonin dhe US Openin më vonë këtë vit.