Gjykata Speciale dënon Kadri Veselin me 18 vite burgim. - NACIONALE

Gjykata Speciale dënon Kadri Veselin me 18 vite burgim.

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, me 18 vite burgim.

Kjo me konfirmimin e akuzës së Prokurorisë së Specializuar për krime lufte.

Charles Smith, Gjykatësi i Speciales, e ngarkoi atë për vrasje të paligjshme dhe torturë gjatë kohës prill 1998 deri më qershor 1999.

"Z. Veseli, duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një krim, Trupi Gjykues ka përcaktuar një dënim individual për secilin krim për të cilin është shpallur dënimi, në përputhje me Rregullën 163(4) të Rregullores. Prandaj, fillimisht do të parashtroj dënimet individuale. Më pas, do të shpall një dënim të vetëm për tërësinë e sjelljes suaj kriminale.

Trupi Gjykues ka përcaktuar:
A. Një afat prej 10 vitesh burgim për krimin e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, që është pika 3.
Një afat prej 3 vitesh burgim për krimet e luftës të trajtimit mizor, që është pika 5.
Një afat prej 13 vitesh burgim për krimin e luftës të torturës, që është pika 7.
Dhe një afat prej 16 vitesh burgim për krimin e luftës të vrasjes, që është pika 9.

Trupi Gjykues ju dënon me një dënim të vetëm prej 18 vitesh burgim, duke llogaritur kohën e vuajtur në paraburgim"

Lajme të ngjashme