Nacho: E urova Rodrin për Topin e Artë, por Vinicius e meritonte - NACIONALE

Nacho: E urova Rodrin për Topin e Artë, por Vinicius e meritonte

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Nacho Fernandez beson se Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë dhe që e meriton Topin e Artë.

Spanjolli thotë se e ka uruar bashkëkombësin Rodri për çmimin më prestigjiozë në vend, mirëpo që braziliani e meritonte.

Më pëlqen Rodri, i thashë urime... por do t’ia jepja Topin e Artë Viniciusit. Nuk ka asnjë dyshim”.

Për mua, Vinicius është lojtari më i mirë në botë. Nuk kam dyshime për këtë edhe nëse i dua dhe i respektoj të gjithë ata... Rodri, Carvajal, Bellingham, por them që Vini”.

Ndër të tjera, Nacho përgëzoi Barcelonën për futbollin që po luan, por pret që Reali ta mbroj titullin kampion.

“Barcelona po luan mirë, gara për titull do të jetë e shkëlqyer. Por, mendoj se Real Madridi do ta fitojë titullin e La Liga-s”.

“Nuk e shoh situatën e Real Madridit si një katastrofë, ata do ta kthejnë”.

Për fund, spanjolli këshilloi Realin të mos investojnë në afatin e janarit por t’i japin hapësirë lojtarëve të akademisë.

Do të doja që Real Madridi të mos nënshkruante më askënd dhe të mbështetet në lojtarët e akademisë. Skuadra e re ka nevojë për mundësi dhe tani është koha perfekte”.

Lajme të ngjashme