“Na falni nëse kemi humbur ndonjë porosi” - Domino’s Pizza tallet me yllin e Liverpoolit - NACIONALE

“Na falni nëse kemi humbur ndonjë porosi” - Domino’s Pizza tallet me yllin e Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i restoranteve anembanë botës i specializuar në piceri, Domino’s Pizza, me shumë gjasë do të humbë shumë klientë në zonën e Merseyside, pas talljes që ata bënë me yllin e Liverpoolit, Darwin Nunez, ku në një postim kërkuan falje për porositë e humbura, pasi një punëtor i ri ka filluar punën, duke shoqëruar me një foto të uruguaianit.

Nunez ishte sërish emri më i përfolur të hënën mbrëma në futbollin anglez, pasi uruguaiani kishte një tjetër natë të keqe, me të kuqtë që pësuan një disfatë 3:1 në udhëtim nga Brentford.

Nunez has nine goals in 21 Premier League games for Liverpool, but his finishing and composure in front of goal has been questioned

Opinioni për Nunez mbetet i njëjti që nga transferimi i tij rekord prej 100 milionë eurosh në Anfield në verë, dhe paraqitjet e tij kundër ‘bletëve’ nuk do t'i ketë bërë atij asnjë favor.

Duke e parë atë duke luajtur, është e qartë se Nunez ka gjithçka që mund të dëshironi nga një sulmues i klasit të lartë – ritëm, forcë, gjatësi, lëvizje të mirë – gjithçka përveç përfundimit të rasteve.

Ndonëse nuk ishte asnjëherë larg përfshirjes në lojë, dhe një punëtor i gatshëm për skuadrën, Nunez u ble nga Liverpool për të shënuar gola dhe kjo është pikërisht reparti që po zhgënjen te të kuqtë.

Nunez shpërdoroi disa raste gjatë pjesës së parë në humbjen e skuadrës së tij ndaj Brentford, ndërsa ia doli të shënonte një herë në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Nunez had a decent finish chalked off for offside against Brentford, which summed up his luck

Rastet e humbura ndeshje pas ndeshje, kanë shtyrë njerëzit të reagojnë me shaka, ashtu siç ka bërë edhe piceria ne nam botëror.

Në postimin e bërë nga Domino’s Pizza në Mbretërinë e Bashkuar thuhet: “Na falni nëse kemi humbur ndonjë porosi sot, ne kemi pasur këtë djalin që sapo ka filluar.”

Lajme të ngjashme