“Disfata e javës së kaluar na lëndoi” – Sancho e Rashford flasin pas fitores kundër Liverpoolit
Dy sulmuesit e Manchester Unitedit, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford janë ndarë tejet të kënaqur me fitoren kundër Liverpoolit, por thonë që tani është koha të fokusohen për ndeshjen e radhës.
Dyshja shënuan në fitoren e “Djajve të Kuq” ndaj “Reds” me rezultat të ngushtë 2:1, derisa ishte fitorja e parë për këtë edicion.
Pas ndeshjes, Sancho për “Sky Sports” deklaroi se kjo fitore nënkupton shumë, derisa nënvizoi se humbja e fundit iu ka dhembur të gjithëve, prandaj e dinin se është koha për një këndellje.
"Nënkupton shumë, ndeshjet e para nuk shkuan mirë dhe ne e dinim se sot është një ndeshje e madhe prandaj duhet të ktheheshim".
"Java e kaluar na lëndoi shumë, prandaj e dinim se do ta kthenim. Sot i treguam fansat se çfarë mund të bëjmë dhe shpresoj që edhe javën tjetër të fitojmë sërish".
I pyetur për golin, anglezi tha se nuk e dinte sa kohë ka pasur deri tek gjuajtja, por që vetëm duhet të shënonte pasi tejkaloi edhe mbrojtësin.
"Të jem i drejtë nuk e di sa kohë kam pasur, por kur e tejkalova mbrojtësin e dita që duhet ta kompletoja dhe jam shumë i lumtur që shënova".
Kurse, Marcus Rashford e vlerësoi si fitore të rëndësishme sidomos pasi nuk luajtën mirë në dy ndeshjet e para në kampionatin anglez.
"Kjo nënkupton shumë për të gjithë ne. Jemi të gëzuar që kemi marrë fitoren, por nuk ka mbaruar. Ne duhet të fokusohemi tani te ndeshja e radhës".
"Është ndeshje e madhe për klubin, si gjithmonë pa pasur parasysh shkaqet ta fitosh ndeshjen ndaj Liverpoolit është e madhe, e sidomos si jemi. Nuk kemi bërë mirë në ndeshjet e para, prandaj jemi të gëzuar me fitoren".
Rashford gjithashtu komentoi golin e shënuar duke thënë se zakonisht i shënon në ato pozita, derisa shtoi se tani fokusi duhet të jetë në sfidën tjetër.
"Kemi nisur lojën më temper me të lartë dhe vetëm vazhduam gjatë tërë kohës. Ata (Liverpool) shënuan një gol, por ne nuk u dorëzuam dhe vazhduam të mbroheshim dhe ishte një ndeshje e mirë që të luajmë".
"Po, ishte një gol që e shënoj zakonisht, jam mësuar me këso golash. E dija që isha në pozitën e duhur, sot mund të shënoja edhe më shumë, por do të vazhdoj të punoj fortë dhe të fokusohem tek ndeshja e radhës".
"Mendoj se si skuadër mund të bëjmë shumë gjëra (ndryshimin e pozitave). Ndeshja po shkonte mirë në pjesën e parë, ne ishim po sulmonim në disa pozita dhe ishte me të drejtë ai rezultat. Në pjesën e dytë ndoshta kemi pasur më pak shanse, por mundeshim edhe të ndryshonim me lehtë pozitat".
Man United në xhiron e radhës do ta zhvillojë përballjen kundër Southamptonit.