Myrto Uzuni humbet përballjet ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, Sylvinho e fton Indrit Tucin
Një tjetër ndryshim ka ndodhur në Kombëtaren e Shqipërisë, në prag të ndeshjeve të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë dhe Gjeorgjinë në mungesë të Myrto Uzunit të lënduar.
Dje në një sqarim nga FShF u tha se Uzuni stërviti i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës së bashku me Kristjan Asllanin, por sot në mëngjes u konfirmuar se ai nuk do të mund të paraqitet në këto dy ndeshje.
Rezonanca magnetike e bërë dje në futbollistin shqiptar gjeti se ai kishte një dëmtim muskulor në pulpin e këmbës së majtë, pësuar nga ndeshja e fundit me klubin e tij.
Uzuni tani do të kthehet te skuadra e tij për të vazhduar me programin e rikuperimit, pasi nuk do të jetë në gjendje të kontribuojë në dy ndeshjet e kombëtares.
Federata shqiptare ka njoftuar se Sylvinho në vend të Uzunit, do ta ftojë sulmuesin Indrit Tuci,
Tuci që luan te Sparta e Pragës së bashku me Qazim Laçin, Albion Rrahmanin e Ermal Krasniqin, do të arrijë sot në Tiranë, për t'u bashkuar grupit, që të bëhet gati për ndeshjet e tetorit.
Shqipëria përballet fillimisht me Çekinë (11 tetor) dhe pastaj me Gjeorgjinë (14 tetor), me të dy ndeshjet që do të jenë në udhëtim.