Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon seancën e radhës stërvitore, Asllani e Uzuni të ndarë nga skuadra - NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon seancën e radhës stërvitore, Asllani e Uzuni të ndarë nga skuadra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar stërvitjen e radhës këtë të pasdite në 'Shtëpinë e Futbollit', në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit tetor.

Kujtojmë se kuqezinjtë në tetor do të zhvillojnë dy përballje në kuadër të Ligës së Kombeve dhe të dyja do të jenë në udhëtim, ku fillimisht është përballja ndaj Çekisë, e pastaj ndaj Gjeorgjisë.

Te FShF bëjnë të ditur se grupit i janë bashkuar lojtarët si Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Qazim Laçi, por Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni kanë stërvitur të ndarë pasi kanë pasur probleme muskulore.

Të dy këta lojtarë janë nën monitorim të stafit mjekësor dhe që nga nesër pritet t'i bashkohen grupit.

Pjesa tjetër e grupit ishte në formë maksimale, ku stërvitja filloi në palestër e më pas Sylvinho me stafin e tij provuan në fushën e lojës disa skema taktike.

Seanca e radhës e planifikuar e Kombëtasres së Shqipërisë është nesër, po në 'Shtëpinë e Futbollit'.

Takimi me Çekinë do të zhvillohet më 11 tetor, teksa tre ditë më vonë udhëtojnë në Gjeorgji.

Lajme të ngjashme