Muslija vazhdon kontratën me Paderbornin
Florent Muslija ka vendosur të qëndrojë pjesë e Paderbornit. Mesfushori kosovar ka nënshkruar rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon.
Paderborn ka njoftuar se ka gjetur gjuhën e pajtimit me futbollistin kosovar, Florent Muslija, që të vazhdohet kontrata për një tjetër sezon shtesë.
Klubi gjerman që është pjesë e divizionit të dytë të garave është shfaqur i lumtur me atë çfarë ka dëshmuar përfaqësuesi kosovar deri më tani.
“Florenti është shndërruar në faktor të rëndësishëm të mesfushës sonë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme teknike dhe me stilin e tij të veçantë të të luajturit. Jemi shumë të lumtur ta zgjatim më tej bashkëpunimin tonë”, pohoi zyrtai i klubit Robin Trost.
24.vjeçari iu bashkua Paderbornit më 2 janar të këtij viti, pasi ishte i pakënaqur për hapësirën tejet të vogël që kishte te Hannoveri.

Me Paderbornin ka treguar menjëherë një ringjallje si lojtar, duke rikthyer vetëbesimin dhe paraqitjet e mira. Ai ka kontribuar shumë në rezultatet që ka arritur klubi gjermano-verior.
Në sezonin aktual Muslija ka kontribuar me 2 gola dhe 2 asiste në 17 paraqitje sa ka zhvilluar tërësisht në Bundesliga 2. Forma e tij e mirë ka mundur fare lehtë të vërehet edhe në Kombëtaren e Kosovës, ku njashtu ka pasur çdoherë e më shumë hapësirë në skemat e përzgjedhësit Alain Giresse.
Në pjesën në vijim të kampionatit mesfushori kreativ kosovar do të synojë që t’i arrijë synimet me klubin e tij. Paderborni për momentin renditet në pozitën e 6-të tabelore me 26 pikë, ku është 7 pikë larg zonës që dërgon në playoff’in për t’u ngjitur në Bundesliga I.
