Muriqi: Në ndeshjen ndaj Andorrës duhet të kemi më shumë kontroll se sot - NACIONALE

Muriqi: Në ndeshjen ndaj Andorrës duhet të kemi më shumë kontroll se sot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se në ndeshjen ndaj Izraelit nuk e kishin kontrollin e duhur të ndeshjes dhe se ndaj Andorrës duhet ta kenë, në mënyrë që ta përfundojnë marsin me katër pikë.

Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 edhe pas një paraqitje jo krejt të mirë, ndërsa Muriqi nuk dukej edhe shumë i kënaqur në mënyrën se si e kontrolluan lojën e tyre.

"Një ndeshje e rëndësishme për ne, e kemi ditur që Izraeli është kundërshtar i fortë. Janë favoritët e grupit me Zvicrën, kemi bërë analizat e duhura dhe që kthehemi me një pikë. Ka qenë një ndeshje me më pak kontroll, ka qenë një ndeshje që mund ta fitonim ose ta humbim. Për ta bërë këtë pikë të rëndësishme duhet ta mposhtim Andorrën dhe ta mbyllim këtë muaj me katër pikë".

Muriqi më tej tha se tani është koha të pushojnë dy ditë dhe më pas të japin 100% nga vetja e tyre ndaj Andorrës.

"Intenisteti ishte i lartë. Ishte një ndeshje që pasi e humbëm kontrollin dhe na sulmonin tërë kohën. Besoj se kundër Andorrës duhet të kemi më shumë kontroll, që ta kemi ne intensitetin e lojës. Më kaq e mbyllim këtë kapitull, të pushojmë dy ditë dhe të japim 100 për qind të martën".

Lajme të ngjashme