Kosova e nxjerr një pikë të madhe në Izrael, pas një paraqitjeje tejet të dobët - NACIONALE

Kosova e nxjerr një pikë të madhe në Izrael, pas një paraqitjeje tejet të dobët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim aventurën për në Kampionatin Evropian "Euro 2024", si mysafir i Izraelit.

"Dardanët" zhvilluan lojë të bukur, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 1:1 me Milot Rashicën që dështoi nga afërsia në çastet vendimtare, që mund t'i sillte pikët e plota Kosovës.

Izraeli e nisi shumë më mirë duke tentuar disa herë, me futbollistët vendas që bënin një presion tejet të madh.

Mirëpo, ishte Kosova që kaloi në epërsi pas një autogoli të Dasas që e dërgoi topin brenda zonës pas një harkimi të Milot Rashicës (36') - VIDEO.

Izraeli tentoi sërish duke pasur disa raste sidomos përmes Solomon, i cili dështoi përballë portierin Aro Muric.

Kosova e nisi shumë më mirë pjesën e dytë duke shënuar përmes Milot Rashicës, por që goli u anulua nga VAR-i shkaku i një prekje të topit me dorë (49').

Gjashtë minuta më vonë, nga një gabim i Dreseviqit përfitoi Solomon që asistoi për Peretz, i cili barazoi rezultatin - VIDEO.

Tutje të dy kombëtaret kishin rastet për të shënuar, që të arkëtonin pikët e plota mirëpo që assesi s'ia dolën.

Vlen të ceket se Rashica humbi një mundësi të artë shënimi nga vetëm tre metra distancë duke gjuajtur mbi portë në kohën shtesë.

Kështu, Kosova e nis me barazim ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve duke u renditur e dyta me një pikë, aq sa ka Izraeli në pozitën e tretë.

Pas tre ditëve, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë si nikoqir i Andorrës, derisa Izraeli do të përballet me Zvicrën.

Lajme të ngjashme