Munishi: Maradona veç e kish pi një espresso edhe ish hi e kish mposht këtë Arabi - NACIONALE

Munishi: Maradona veç e kish pi një espresso edhe ish hi e kish mposht këtë Arabi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi është i sigurt se nëse do të ishte gjallë Diego Maradona do ta kishte mposhtur lehtësisht Arabinë Saudite.

Në fakt, sipas Munishit, Maradona vetëm një espresso do ta kishte pirë dhe do të triumfonte 5:0 ndaj Arabisë Saudite.

"E që po ma krahasojnë Maradonen me Messin, t'ish qenë Maradona im gjallë, me një esspresso ta kishte mposhtur këtë Arabinë Saudite. Veç e kishte pi një espresso, ish fut në fushë, vetë i kishte mujt dhe ish dal prej fushës".

"Lojtarët shikohen në Kampionat Botëror, sepse aty është duel titanësh. Kampionati Botëror është kulmi, është presioni shumë i madh. Krejt këto janë prezentë sepse në fund rezultati njihet dhe rezultati të mban larg. Nëse do të ishte Maradona im gjallë, një espresso ishte qu në mëngjes e kish pi, me kon kena lojë, me Arabinë Saudite, po a, pjesa e parë 3:0 edhe 2:0 të dytën dhe 5:0 ishte kryer".

"Maradona nuk është pajtuar me humbjen, sikurse Messi që e ulte kryet kështu. Nuk ulët koka në futboll, më dhanë maksimumin dhe pas ndeshjes me thanë dhashë maksimumin dhe me fjet. Messi shpesh herë e bënë këtë, prandaj nuk mundet me ardh te thembra e Maradonës”, deklaroi ai në “Dueli Sportiv”.

Kombëtarja e Argjentinës humbi sfidën e parë hapëse ndaj Arabisë Saudite, derisa ka nevojë që të fitojë dy sfidat e tjera ndaj Meksikës dhe Polonisë për t’u kualifikuar tutje.

Momentalisht, gjenden në pozitën e fundit në tabelë pa pikë.

Lajme të ngjashme