Mungon vetëm zyrtarizimi: Joao Cancelo huazohet te Barcelona
Mbrojtësi Joao Cancelo do të udhëtojë të hënën për në Barcelonë që t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.
Pas javëve negociata, Manchester City dhe Barcelona kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për shërbimet e portugezit.
Cancelo do t’i bashkohet katalunasve në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit, raporton gazetari Fabrizio Romano.
“Joao Cancelo te Barcelona, e kryer! Manchester City dhe Barcelona janë duke shkëmbyer dokumentet për ta nënshkruar marrëveshjen sonte”.
“Joao, i gatshëm të udhëtojë për në Barcelonë sonte. Marrëveshje huazimi me opsion blerje të përfshirë”, shkroi ai.
João Cancelo to Barcelona, here we go! Manchester City and Barça are finally exchanging documents right now to get the deal signed today 🚨🔵🔴 #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2023
João, prepared to travel to Barcelona tonight.
Loan deal with buy option clause included.
…it was just matter of time. 🇵🇹 pic.twitter.com/86HuwlwxLd
Detajet e huazimit ende s’janë bërë të ditura por pritet që opsioni i blerjes të mos kushtojë mbi 40 milionë euro.
Barcelona e kishte bërë prioritet nënshkrimin e portugezit që nga largimi i sulmuesit Ousmane Dembele, që iu bashkua Paris Saint-Germanit.
Sidoqoftë, blaugranasit nuk do të ndalen vetëm me shërbimet e lojtarit – ku do të tentojnë edhe një sulmues me Joao Felixin që mbetet prioritet.
Marrëveshja personale me portugezin s’është problem, mirëpo Barcelona duhet të negociojë me Atletico Madridin për huazim me opsion blerje derisa “Los Rijoblancos” preferon shitjen direkt.